Lajme

Vras*je në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas the*rjes me thikë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 28 August 2026

Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:45, kur Policia është njoftuar për incidentin.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

-Advertisement-

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Pak më larg vendngjarjes, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet se është përdorur në rast.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Për shkak të moshës, si viktima dhe i dyshuari nuk kanë pas ndonjë rast të më hershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy