Lajme

KGJK suspendon gjyqtarin Avdirrahman Gashi pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 28 August 2026

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka suspenduar gjyqtarin Avdirrahman Gashi pas arrestimit nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi”.

Vendimi i Këshillit është marrë në vazhdimin e takimit të 371-të, të enjten, të mbajtur me dyer të mbyllura kur u diskutua kjo pikë e rendit të ditës.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor ka themeluar panelin hetimor dhe ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

-Advertisement-

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 15 gusht 2026 kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Gashit. Këtë vendim më pas e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy