Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Autori: Gazeta inFokus
21:22 | 27 August 2026
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë “informacione serioze operacionale të sigurisë” se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të shoqërohet me veprimtari të koordinuar hibride, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.
“Sipas informacioneve tona, këto aktivitete synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të aktorëve të caktuar politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, shkroi Spajiq.
Mali i Zi synon që deri në fund të vitit t’i mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të realizojë objektivin strategjik për anëtarësim në BE gjatë vitit 2028.
“Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i cilësdo strukturë politike”, shkroi Spajiq në X, raporton REL
Megjithëse Spajiq nuk bëri të ditur se nga cilat shtete të rajonit mund të jenë zyrtarët e përfshirë në aktivitetet hibride kundër Malit të Zi, këtë vit janë shtuar tensionet mes Beogradit dhe Podgoricës.
Në anën tjetër, çështjet e hapura mes Malit të Zi dhe Kroacisë mund t’ia vështirësojnë Podgoricës përfundimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Autoritetet malazeze thonë se një pjesë e strukturave politike në Beograd nuk janë të gatshme ta pranojnë Malin e Zi si shtet sovran.
Serbia ua ka ndaluar hyrjen disa gazetarëve malazezë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi masa reciproke pas vendimit të autoriteteve në Podgoricë për t’ia ndaluar hyrjen kryeredaktorit të tabloidit Informer, Dragan Vuçeviq, i afërt me autoritetet në Beograd. Në Mal të Zi, në fund të majit, u kufizua për gjashtë muaj ritransmetimi i programeve të televizionit serb Informer TV.
Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në fillim të qershorit në Tivat, nga Mali i Zi u dëbua, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, një grup prej rreth 90 burrash, në mesin e të cilëve Radio Evropa e Lirë identifikoi përkrahës të autoriteteve në Serbi dhe persona që kishin sulmuar protestuesit antiqeveritarë.
Sa u përket marrëdhënieve mes Podgoricës dhe Zagrebit, Kroacia këmbëngul në zgjidhjen e disa çështjeve dypalëshe të hapura, në mesin e të cilave janë dëmshpërblimet për ish-të burgosurit e kampeve, 14 personat e zhdukur nga Lufta për Atdheun, ndjekja penale e krimeve të luftës, zgjidhja e kërkesave pronësore-juridike të shtetasve kroatë dhe demarkimi i kufirit detar.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
































