Lajme

Rinia e Aleancës: Vagonët për servis në Serbi, familjet ende në dhimbje për të zhdukurit

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 27 August 2026

Në prag të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Rinia e Aleancës ka zhvilluar një aktivitet simbolik për të rikujtuar plagën e hapur të familjeve të personave të zhdukur në Kosovë.

Të rinjtë e Aleancës vendosën një mesazh simbolik me mbishkrimin: “Vagonët e Kosovës për servis në Serbi, e familjet ende në dhimbje për të zhdukurit”, duke ngritur shqetësimin për dërgimin e vagonëve të Kosovës për servis në Serbi, pak kohë pas sulmit terrorist në Banjskë.

Sipas tyre, në kohën kur familjet e të zhdukurve vazhdojnë të presin përgjigje, të vërtetën dhe drejtësinë, vendime të tilla nuk mund të konsiderohen normale.

-Advertisement-

“Për ne si rini, kjo nuk mund të jetë normale. Kujtesa nuk është vetëm një datë në kalendar. Është përgjegjësi”, thuhet në mesazhin e aktivitetit.

“Kosova nuk harron. Familjet meritojnë të vërtetën. Dhe Qeveria duhet të japë përgjegjësi, jo arsyetime!”, ishte mesazhi i të rinjve të Aleancës.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy