Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
17:31 | 27 August 2026
Ditët për vendimin ndaj katërshes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur së numëruari mbrapsht, para se Gjykata Speciale ta thotë fjalën e saj.
Për vendimin e madh të Speciales, organizatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se do të ketë dy organizime, ku njëri do të nisë më 12 shtator në Prishtinë e tjetri më 16 shtator në Hagë.
“Po, janë dy organizime. Njëri është me 12 shtator në Prishtinë “Marshi i Lirisë”, Kosova po bëhet gati. Tjetri është më 16 shtator, me të njëjtën moto, me të njëjtin përshkrim, vetëm se është i zhvendosur në Hagë, në kohë reale të ndodhë ku ndodh edhe gjykimi final që e gjithë Kosova e pret. Po, organizimi është shumë i mirë, për shkak edhe të përvojave të dy marsheve të tjera, për shkak edhe të afrisë së emocionit me verdiktin. Edhe ky është tregues që vëmendja qytetare është e rritur në raport me atë se çka po ndodh në Hagë, edhe bashkëpunimi është shumë më i madh se marshe të tjera, që i bie logjikisht që ndoshta do të jetë marshi më i madh ndonjëherë në historinë të Kosovës”, tha Tasholli.
Ai tha se në marshin e 12 shtatorit, numri i qytetarëve që do të jenë në rrugë e sheshe duke i përkrahur ish-krerët e UÇK-së do ta tejkalojë 200 mijëshin.
“Po, zakonisht hezitoj pak të flas me numra, po besoj që, kam përshtypjen që 200 mijë vetë do të jenë në shesh, më 12 shtator, që i bie që do të jetë prej organizimeve më të mëdha ndonjëherë në historinë e Kosovës. Mund të jetë edhe numër më i madh, por nuk besoj që do të jemi më pak se 200 mijë vetë”, tha ai.
Tasholli për KosovaPress foli edhe për organizime të tjera që pritet t’i bëjë platforma “Liria ka emër”, nëse verdikti i Speciales do të jetë lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, ku tha se do të marshojnë me motorë nga Aeroporti i Prishtinës deri në qendër të kryeqytetit.
“Po, nëse vendimi do të jetë lirues, ne e kemi paraparë një marsh tjetër me motorë, motoristë. Nëse ju kujtohet e kemi pasur një marsh në Hagë dhe kjo do të jetë një ndër format e organizimit të mikpritjes së tyre, mirëpritjes në fakt, edhe kemi paraparë që nga aeroporti i Prishtinës deri në Prishtinë në qendër, me siguri do të jetë krejt Kosova në rrugë duke i pritur. Edhe kjo është ajo simbolika që do të provojmë me e bë. Tash nuk i dimë për shkak të specifikave edhe protokolleve të caktuara se qysh do të ndodhin, po nijetin e kemi të mirë për me e bë një lloj simbolike të organizimit, të mikpritjes së tyre në vendin dhe tokën që i përkasin”, tha Tasholli, raporton KosovaPress.
Vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgim që nga fillimi i nëntorit të vitit 2020 në Hagë do të jepet nga Gjykata Speciale më 16 shtator.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...































