Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zja*rri që kaploi shtëpinë e tyre
Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 27 August 2026
Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë dhe dy të rritur ndodhen në gjendje kritike, pas një zjarri që përfshiu një shtëpi dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden.
Sipas mediave amerikane, familja është me prejardhje nga Shqipëria.
Zjarri është raportuar rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës (sipas kohës lokale në ShBA), më 26 gusht, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur brenda pak minutash dhe janë përballur me flakë të mëdha në katin e parë dhe tym në katin e dytë, ka thënë Golden, raporton media amerikane “Jacksonville”.
Dy të rritur kishin arritur të dilnin tashmë nga shtëpia bashkë me dy fëmijë. Zjarrfikësit kanë kontrolluar shtëpinë dhe kanë gjetur tre fëmijët e tjerë pa shenja jete. Golden nuk ka mundur të tregojë moshën e tyre.
Anëtarët e familjes që kanë mbërritur në vendngjarje kanë thënë se janë nga Shqipëria dhe se të gjithë fëmijët ishin djem.
Një fqinj i ka thënë “News4Jax” se persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë ndihmuar të kapnin një foshnjë dhe një të rritur, të cilët kishin dalë nga një dritare e katit të dytë.
Ekipet kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll deri në orën 05:40, por shtëpia është shkatërruar, ndërsa nga zjarri janë prekur edhe dy njësi banimi ngjitur, ka bërë të ditur shefi i zjarrfikësve.
Golden ka thënë se Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë që kanë mbetur të zhvendosur si pasojë e zjarrit.
Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve. “Mendimet tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, me ata që u lënduan dhe u zhvendosën, si dhe me pjesëtarët e JFRD-së që iu përgjigjën kësaj skene shkatërruese”.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...


































