Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur që nga 2 korriku

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 27 August 2026

Në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, më 2 korrik 2026, është raportuar si i zhdukur Xhafer Raqi, i lindur në vitin 1948.

Që nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, Njësiti për Kërkim-Shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore, në koordinim me Prokurorinë dhe në bashkëpunim me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh për gjetjen e tij.

Gjatë kërkimeve janë intervistuar persona që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij, janë kontrolluar hyrje-daljet në pikat kufitare, si dhe janë kryer kërkime në zona që personi i kishte frekuentuar zakonisht, në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Po ashtu, është analizuar dhe hetuar çdo informacion që mund të ndërlidhet me rastin.

-Advertisement-

Edhe pse kërkimet dhe veprimet policore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës, pas autorizimit nga Prokurori i Shtetit, kërkon kontributin e qytetarëve.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e Xhafer Raqit, ftohen ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose në adresën elektronike [email protected].

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy