Lajme

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit: A po duam stabilitet apo incidente dhe zgjedhje?

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 August 2026

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se po e bën “më të mirën e mundshme” për formimin e institucioneve, ndërsa seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi në fillim të muajit, ende nuk po vazhdon.

Kurti, pas takimit të mërkurën mbrëma me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ai nuk ka rol në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.

“Seancën konstituive, siç e dini, e thërret deputeti më i moshuar, në këtë rast, Avni Dehari, i cili, i ka dhënë edhe ai arsyet dhe argumentet e veta pse s’po e bën një gjë të tillë”, tha Kurti.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy