Lajme

Dyshohet se bashkëshorti e ngufati me duar gruan në Prizren, dërgohet në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 27 August 2026

Është gjetur pa shenja jete një grua në Prizren, ku në lidhje me rastin dyshohet se bashkëshorti e ngufati me forcë duarsh, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori dhe zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), ku është kryer ekzaminimi fillestar i vendit dhe trupit të pajetë.”

-Advertisement-

Në lidhje me rastin, në stacionin policor është shoqëruar bashkëshorti i viktimës, një burrë kosovar, i cili dyshohet për rastin.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet përkatëse.”, thuhet në raportin 24 orësh.

Vra*sje e rëndë në Prizren, burri dyshohet se vra*u gruan me forcë duarsh

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy