Lajme

Ish-sekretari mohon akuzat për keqpërdorim në OVL UÇK

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 26 August 2026

Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Ramadan Gashi, ka mohuar akuzat e Nasim Haradinaj për keqpërdorim me fondet e organizatës së veteranëve.

Në një paraqitje televizive, Haradinaj akuzoi kryetari e kësaj organizate, Hysni Gucati, se ka keqpërorur fondet e OVL UÇK-së

Sipas Haradinajt, njohuri për këto keqpërdorime ka pasur edhe sekretari i OVL-së, Ramadan Gashi.

-Advertisement-

Mirëpo sipas një reagimi të Gashit, deklaratat e Haradinajt janë trillime

“Të aludosh se kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, qenka zënë “duke vjedhur” dhe se sekretari qenka larguar nga puna për këtë arsye, është jo vetëm një trillim me dashje, por një fyerje për çdo normë morale e njerëzore. ​Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqperdorim në OVL UCK. Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron. ​Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Haradinaj duhet t’i lë anash inatet persoanle dhe nuk duhet ta njëllosë OVL UÇK-në.

“Inatet personale, mllefet e papjekura dhe etja për vemendje mediale duhet të lihen anash kur flitet për organizatën dhe njerëzit që i kanë dalë zot këtij vendi. ​E vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të ndryshohet nga askush,nuk nund ti pershtatê askuj cfardo pretendemi që ka dhe se une me kompetenc e argumentoj dhe e mbroj para cdo individi apo institucioni se Organizata ka vepruar sipas Ligjit dhe se nuk ka asgjë për të thënë askush lidhur me punën dhe poziten time”, thuhet në reagimin e Gashit

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy