Nisin Ditët e Shën Nënë Terezës, Prishtina nderon shenjtoren shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 26 August 2026
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë janë hapur sonte solemnisht Ditët e Shën Nënë Terezës 2026, një manifestim tradicional kushtuar figurës së shenjtores shqiptare
Kjo ngjarje, të cilën KosovaPress e përcolli nga afër, nisi me Meshën e Shenjtë, ndërsa më pas u zhvillua ceremonia solemne e hapjes së manifestimit.
Në këtë vit, aktivitetet marrin një domethënie të veçantë, pasi shënohet 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila u shpall shenjtore më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku.
Hapjen solemne e bëri Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa të pranishëm ishin besimtarë, përfaqësues të institucioneve, personalitete të kulturës dhe qytetarë.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte shfaqja e melodramës “And’rra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”, e interpretuar nga aktorja Justina Aliaj, e cila solli në skenë figurën dhe mesazhin e Nënë Terezës përmes artit.
Ditët e Shën Nënë Terezës do të zhvillohen nga 26 gushti deri më 4 shtator, me një program që ndërthur kremtime liturgjike, lutje dhe aktivitete kulturore.
Gjatë nëntëditëshit, famulli nga e gjithë Dioqeza e Kosovës do të shtegtojnë drejt Shenjtërores së Shën Nënë Terezës në Prishtinë për të marrë pjesë në kremtimet kushtuar shenjtores.
Manifestimi synon të rikujtojë jo vetëm jetën dhe veprën e Nënë Terezës, por edhe porosinë e saj për dashurinë, humanizmin dhe shërbimin ndaj njerëzve në nevojë.
Prishtina edhe këtë vit e kthen Katedralen “Shën Nënë Tereza” në një vend takimi për besimin, kulturën dhe kujtesën e një prej figurave më të njohura shqiptare në botë

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...

































