Lajme

Rritet kostoja e ndërtimit për 4.4 përqind brenda një viti

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 26 August 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njoftoi të dhënat e fundit për çmimet në sektorin e ndërtimit në vend në krahasim me periudha paraprake, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të fundit të ASK inflacioni ka ndikuar në rritjen e kostos në ndërtimtari muaj pas muaji. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, shpenzimet e ndërtimit u rritën me 0,9% krahasuar me tremujorin paraprak.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje  4.4% në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2025. Rritje më të madhe kishte transporti (11.2%),pagat (8.6%),kostot tjera (5.6%) materialet,(4.4%),energjia (2.3%)  ndërsa zbritje kishte te makineritë (-0.9%).

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy