RrGK pas rastit në Prizren: Kjo është alarmuese, tregon se siguria e grave në Kosovë është në rrezik serioz
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 26 August 2026
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin, ku një burrë 81-vjeçar dyshohet se ka mbytur bashkëshorten e tij 80-vjeçare.
Për rastin ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), i cili ka shprehur shqetësim të thellë, duke theksuar se brenda pak ditësh dy gra janë vrarë nga partnerët e tyre në shtëpitë e tyre.
“Gratë po vazhdojnë të vriten në hapësirat ku duhet të jenë më të sigurta”, thuhet në reagimin e RrGK-së në Facebook.
RrGK ka vlerësuar se dhuna ndaj grave nuk duhet të trajtohet si çështje private apo si “rast familjar”, por kërkon reagim të fuqishëm institucional.
“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private dhe as një varg “rastesh familjare”. Ajo është dhunë e rrënjosur në pabarazinë gjinore dhe kërkon përgjigje të fuqishme institucionale. Jeta e grave nuk mund të mbrohet vetëm pasi të humbet”.
Organizata u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë, urgjentë dhe të koordinuar për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e sigurisë së tyre.
“Hetimet duhet të jenë të plota, të pavarura dhe të shpejta, ndërsa përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë. RrGK do ta përcjellë me vëmendje rastin dhe zhvillimet institucionale lidhur me të. Nëse jeni viktimë e dhunës me bazë gjinore, ose njihni dikë që përjeton dhunë, RrGK ofron këshillim ligjor falas në numrin 048 105 800”, thuhet në reagim

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...





























