Rama: Çështjes së pastrimit po i japim zgjedhje përfundimisht
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 26 August 2026
Gjendja e rëndë me mbeturina në kryeqytet ka bërë që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ta vizitojë Kompaninë “Pastrimi”, ku është takuar me kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Petrit Reçica.
Në takimin që zgjati afër një orë u diskutua për vështirësitë në grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë.
Rama u tha mediave se aktualisht mirëmbajtja e mbeturinave në kryeqytet nuk është në nivelin e duhur.
Ai bëri të ditur se ka ftuar të gjithë kryetarët e komunave që menaxhohen nga ndërmarrja “Pastrimi”, të takohen nesër dhe të bisedojnë për këto probleme.
“Faktikisht, i diskutualim shumë çështje. Pika kyçe, normal, grumbullimi i pastrimit, po thosha grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet. Treguam që për momentin nuk është në nivelin e duhur. Ne kemi organizuar po ashtu edhe një takim tjetër nesër me kryetarët e komunave të tjera, sepse disa prej kryetarëve të komunave të tjera veç kanë filluar, kanë marrë faktikisht procese të tjera, i kanë shtyrë disa procese të tjera më përpara. Një problem kyç që e kemi është që Prishtina është aksionare në “Pastrim” me 77.6% dhe përderisa e ka vetëm një anëtar në bord, pra e përfaqëson Prishtinën vetëm një anëtar i bordit prej katër vetave sa janë, përderisa komunat e tjera që janë shumë më të vogla e përfaqësohen vetëm nga një anëtar. Edhe kjo rireformim na pamundëson ne si, neve si kryeqytet me ndërmarrë masa të cilat janë më se të nevojshme për me e mirëmbajtur pastrimin’, tha Rama.
Ndërsa, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reçica theksoi se ofrojnë shërbime për mbi 400 mijë qytetarë dhe nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga niveli qendror.
“Ne i ofrojmë shërbim mbi 400 mijë qytetarëve dhe sot as prej nivelit qendror nuk kemi pasur asnjë përkrahje sa i përket kësaj pjese. Fatkeqësisht po them, sepse shërbimi për mbeturina nuk duhet të jetë veç problem lokal, duhet të jetë interes nacional edhe i të gjitha niveleve. Ne i kemi adresuar kërkesat tona sepse kjo çka edhe e potencoi edhe kryetari, ne do t’i diskutojmë edhe problemet, nuk mjafton me pasur veç kërkesa. Fakti që me deponinë kemi probleme është problem i trashëguar. Ne e kemi aty një borxh të trashëguar dhe fatkeqësisht për borxhe shpeshherë edhe na mbyllin dyert, për borxhe flas të trashëguara e që nuk do të duhej të ndodhte kjo sepse në çdo rrethanë mund të rrezikojë edhe shëndetësinë jo vetëm të kryeqytetit, por edhe të pothuajse gjysmës së Republikës së Kosovës për shkak të sasisë së mbeturinave”, tha ai.
Qytetarët në vazhdimësi kanë ankesa për vonesë në grumbullimin e mbeturinave.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...

































