Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital
Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 26 August 2026
Të paktën 13 fëmijë, shumica prej tyre të porsalindur, kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu repartin neonatal të Institutit Pakistanez për Shkencat Mjekësore (PIMS), në Islamabad.
Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit mbërritën me shpejtësi në spital dhe arritën të vënë flakët nën kontroll. Paralelisht me operacionin për shuarjen e zjarrit, në repart u zhvillua një evakuim urgjent për të nxjerrë foshnjat, pacientët dhe stafin nga zona e rrezikut.
Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim në kompresorin e një pajisjeje të ajrit të kondicionuar që ndodhej brenda repartit.
Shkaku i saktë, megjithatë, pritet të përcaktohet nga hetimi zyrtar.
Disa foshnje të tjera janë në gjendje kritike dhe po marrin trajtim mjekësor. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet.
Kryekomisioneri i Islamabadit, Sohail Ashraf, konfirmoi se ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin.
Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa pacientët që kishin nevojë për kujdes të specializuar u transferuan në zona të sigurta të spitalit.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar nëse masat e sigurisë kundër zjarrit ishin respektuar në repart.
PIMS është një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore qeveritare në Pakistan dhe shërben gjithashtu si qendër për edukimin dhe kërkimin në fushën e shkencave mjekësore.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...

































