Lajme

Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 25 August 2026

Misioni i KFOR ka dërguar një njoftim për media të martën mbrëma rreth çështjes së pranisë në Urën e Ibrit.

Në komunikatë thuhet se tranzicioni gradual i KFOR-it nga prania e përhershme në Urën mbi Ibër është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë.

“Vendimet lidhur me praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë”, citohet admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave të NATO-s në Napoli.

-Advertisement-

“KFOR-i nuk ka mandat të përcaktojë nëse ura duhet të hapet apo jo. Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë.”

Ai theksoi se “personeli i KFOR-it do të vazhdojë të jetë i pranishëm në zonat përreth.”

Deklaratat e Wikoffit vijnë disa ditë pasi dështoi një takim i planifikuar mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Kurti e paralajmëroi takimin me komandantin Ulutash për të shtunën e kaluar. Por, më vonë atë ditë, KFOR-i njoftoi se “për shkak të rrethanave të paparashikuara”, takimi mes tyre nuk u zhvillua.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy