Arbër Jashari pas aktakuzës për spiunazh: Armikun mund ta kemi duke na gërryer nga brenda
Autori: Gazeta inFokus
19:53 | 25 August 2026
Avokati Arbër Jashari ka reaguar pas aktakuzës së fundit të ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj të pandehurit F.Sh., si dhe rasteve të tjera të dyshuara për spiunazh në Kosovë.
Jashari ka thënë se këto raste duhet të shërbejnë si alarm për rritjen e vigjilencës dhe ndërgjegjësimin e secilit që jeton dhe punon në Kosovë.
“Në Kosovën tonë të dashur, spiunazhi po del se paska qenë problem i madh. Armikun gjithmonë e kemi përfytyruar si dikë që një ditë na mësyn nga jashtë, me tanke e topa për të na pushtuar, duke harruar se atë mund ta kemi duke na gërryer nga brenda. Tamam si krimbi që hyn dhe e than pemën”, ka shkruar Jashari.
Sipas tij, tendencat për përçarjen, destabilizimin dhe tjetërsimin e shoqërisë ndonjëherë janë lehtësisht të dallueshme, por në raste të tjera paraqiten në mënyrë të sofistikuar.
“Këtu duhet të bëjmë kujdes të gjithë pa dallim, e sidomos ata që kanë më shumë hapësirë publike, sepse argat dreqit mund t’i bëjnë edhe pa vetëdije”, ka theksuar ai.
Jashari ka vlerësuar se përgjigjja ndaj këtyre rreziqeve është ndërtimi i një shteti të fortë, me institucione të qëndrueshme, njerëz të ndershëm dhe sundim të ligjit.
Ai ka përgëzuar profesionistët nga radhët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Policisë dhe Prokurorisë, të cilët, sipas tij, me punën e tyre po mundësojnë ruajtjen e sigurisë kombëtare.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
































