Lajme

Detaje nga vra*sja e babait dhe të birit në Shqipëri: I mbijetuari shpëtoi nga breshëria e plumbave dhe eci 2 km i plagosur

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 25 August 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dukagjinin e Shqipërisë, ku një pritë e armatosur përfundoi me vrasjen e babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Bëhet fjalë për Lazër Bashin, i cili ndodhej rastësisht në të njëjtin automjet me viktimat. Para grupit hetimor, ai ka rrëfyer momentet e tmerrit kur autorët hapën zjarr me breshëri nga dy armë të ndryshme.

Bashi ndodhej në pjesën e pasme të fuoristradës dhe, sapo nisi të shtënat, u shtri në automjet për t’u mbrojtur nga plumbat. Megjithatë, një plumb e goditi në shpatull.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy