Lajme

Vizita e Kurtit në Shkup, policia paralajmëron regjim të posaçëm të trafikut

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 25 August 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të vizitës, autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar masa të veçanta për qarkullimin në kryeqytet.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut në zona të caktuara të qytetit.

-Advertisement-

ADVERTISING

“Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.

MPB-ja u ka bërë apel qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kohës së vizitës.

“SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thuhet më tej në njoftim.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy