PDK sërish në sallën plenare, Reçica: Vandali Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 26 August 2026
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku, siç thonë ata, do të duhej të mbahej vazhdimi i seancës konstituive.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin që ua kanë dhënë qytetarët me votë.
“Një vandal politik, që përgjatë gjithë karrierës së tij ka ditur vetëm një gjë: si të shkatërrojë, dhe asnjëherë si të ndërtojë. Vandali Albin Kurti po harron se ky shtet nuk është pronë private. Kushtetuta nuk është pronë private. Kuvendi nuk është pronë private. Republika e Kosovës nuk është pronë private”, theksoi ai.
Reçica e ftoi deputetin Kurti të kthehet në institucione dhe, siç tha ai, të ndalojë përpjekjet për ta rrënuar rendin juridik, kushtetues dhe institucional të Republikës së Kosovës.
“Historia ta ka dhënë mundësinë që të dalësh edhe në mal – e ke refuzuar atëherë. Nuk mund ta rikuperosh sot. Kthehu brenda sistemit kushtetues. Kthehu brenda rregullave të Republikës. Eja në Kuvend. Lejoje procesin demokratik të ecë. Sepse politika brenda institucioneve quhet demokraci. Politika jashtë institucioneve, kundër rregullave dhe mbi Kushtetutën, quhet vandalizëm”, shtoi ai.
Duke theksuar se dëmi institucional nuk po i bëhet PDK-së ose një partie, as një individi, por shteti të Kosovës, Reçica kërkoi që kryesuesi i seancës sipas moshës, Avni Dehari ta thërrasë seancën konstituive.
“Ne do të vijmë çdo 48 orë. Do të kërkojmë seancën. Do të kërkojmë konstituimin. Do të kërkojmë respektimin e rendit kushtetues. Sepse ky Kuvend nuk i takon Albin Kurtit. Nuk i takon Avni Deharit. Nuk i takon PDK-së. Ky Kuvend u takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe më mbani për fjale: qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosova do të fitojnë përballë vandalizmit politik të Albin Kurtit”, shtoi ai.
PDK do t’i drejtohet përsëri kryesuesit të seancës Avni Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive pas 48 orësh.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...































