Lajme

Lushtaku: Babai i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës, ai nuk pranoi

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 25 August 2026

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk kishte pranuar të merrte armë dhe të luftonte gjatë luftës në Kosovë.

Në Klan Kosova, Lushtaku tha se babai i tij, Sami Lushtaku, i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës.

“Më kujtohet shumë mirë që ka thënë, i kam afruar automatin edhe nuk e ka pranuar. Pra, personalisht i ka ofruar automatin në Likovc. Ia ka ofruar automatin që me qenë pjesë e ushtrisë së rregullt edhe me luftu në beteja dhe Kurti s’ka pranuar”, tha Lushtaku.

-Advertisement-

Ai shtoi se Adem Demaçi, në njëfarë forme, e kishte arsyetuar Kurtin për mospranimin e armës.

“Adem Demaçi në njëfarë forme e ka arsyetuar ai se është këtu në zyrë, nuk është për luftë”, tha Lushtaku.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy