Burri që dyshohet se vrau gruan në Malishevë, “ka plagë në kokë”
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 24 August 2026
Egzon Bytyqi, 26-vjeçari që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 25-vjeçare, Jetlira Foniqi, është në gjendje të rëndë pas plagëve nga arma e zjarrit, që dyshohet se janë të vetëshkaktuara.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka bëri të ditur se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa sipas saj, plagët janë shkaktuar në pjesën e kokës, dhe siç thotë gazetarja, plagët janë hyrëse dhe dalëse, njëkohësisht i dyshuari ka gjakderdhje.
“Nga kjo ngjarje e trishtë, një grua ka përfunduar e vdekur dhe dyshohet se të ketë ndodhur nga bashkëshorti i saj, dhe sipas prokurorisë, ai e ka vetëplagosur veten rëndë. Bëhet fjalë për një qytetar të moshës rreth 27-vjeçare, sepse është i lindur në vitin 1999, për E.B., i cili aktualisht vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Ende nuk është transferuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ani se është rast për këtë njësi. Gjendja e tij vazhdon të jetë tejet e rëndë, dhe situata e tij shëndetësore e pamundëson të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, edhe mbrëmë kur është pranuar edhe sot gjatë ditës”, tha Uka.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...































