Lajme

Tragjedia në Malishevë: I plagosuri do të transferohet në Intensivë, nëse mbijeton

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 24 August 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën mbrëmjen e së dielës, ku një 25-vjeçare shtatzënë mbeti e vrarë, ndërsa bashkëshorti i saj, 26-vjeçar është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve që Klankosova.tv ka siguruar nga Qendra Emergjente, i plagosuri është i intubuar, dhe i kyçur në respiratorë.

Bazuar në këto informacione, ndaj të njëjtit janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë dhe jo stabile.

-Advertisement-

“Nëse mbijeton nga plagët do të transferohet në MIQ”, thuhet në konfirmimin e QKUK-së.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy