Lajme

Vrasje në Malishevë, vdes gruaja shtatzënë – një burrë i plagosur

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 24 August 2026

Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë, raporton Klan Kosova.

Sipas informacioneve që ka siguruar  Klan Kosova nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gruaja që vdiq ishte shtatzënë në javën e 34 të shtatzënisë.

Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë.

-Advertisement-

Ndërkaq, burri është në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile.

Ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar për Klanin edhe nga Emergjenca në QKUK, ndërsa akoma nuk dihen detajet e rastit tragjike.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy