Bahtiri nervozohet me PDK-në për organizimet rreth gjyqit të Hagës, u kërkon “të kthehen në tavolinë” me Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
21:21 | 23 August 2026
Agim Bahtiri i Vetëvendosjes është nervozuar jo pak me Partinë Demokratike të Kosovës rreth organizimeve të tyre për çështjen e gjyqit në Hagë, përfundimi i cilit pritet të ndodhë më 16 shtator.
Bahtiri tha se krerët e UÇK-së duhet të lirohen, por “pas zhurmës së PDK-së, fshihet një kalkulim i ulët.”
Bahtiri mendon se PDK po përdor procesin në Hagë “për të bllokuar shtetin.”
Postimi i plotë:
Liria e njerëzve tanë që po përballen në Hagë është e drejtë që i takon çdo ushtari të UÇK-së dhe aty mbrohet e vërteta e luftës sonë. Prandaj, kërkoj që ata të lirohen pa kushte, e t’i kthehen familjeve të tyre.
Por pas zhurmës së PDK-së, fshihet një kalkulim i ulët që prapaskena politike e di mirë, por që pakkush po e thotë hapur: një përpjekje e qëllimshme për ta përdorur procesin e drejtësisë si pretekst për bllokim të shtetit, duke përdorur UÇK-në si pronë private dhe duke e lidhur çdo hap politik me aludime e matematike të prapaskenës për të ashtuquajturat “kthime pas shtatorit”. Kjo nuk është mbështetje për të akuzuarit, por falimentim i një partie pa ide e pa vizion. Janë të gatshëm të dëmtojnë e të bllokojnë çdo proces vital, përfshirë funksionimin e institucioneve apo zgjedhjen e Presidentit, vetëm për të ushqyer një iluzion politik që u shërben si mburojë e vetme elektorale.
Dëmet politike dhe gabimet e së kaluarës janë të shkruara në histori dhe nuk fshihen. Sot, e vërteta është e thjeshtë:
UÇK-ja nuk i përket asnjë partie dhe askush nuk ka të drejtë ta përdorë sakrificën e saj si mjet shantazhi apo për poena të çastit.
E drejta e çlirimtarëve mbrohet me dinjitet shtetëror, jo me lojëra bllokuese nga ata që e shohin historinë thjesht si kartë për të mbajtur veten në lojë.
Sinqerisht, ju bëj thirrje të gjithë liderëve partiak:
MOS IKNI NGA PËRGJEGJËSIA, lini anash këto kalkulime shumë të ulëta, sepse është në pyetje interesi shtetëror. Kthehuni në tavolinë, dhe bëni së paku një nder për këtë vend, sipas fuqisë politike që iu ka vlerësuar populli.
Prandaj, ju ftoj që së paku njëherë në karrieren tuaj politike, ta vendosni interesin shtetëror para atij personal e partiak. Momenti është tani.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...



































