Lajme

Joe dhe Shirley DioGuardi me shtetësi të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 23 August 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë nesër, dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve të shquara amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes, ceremonia e veçantë do të mbahet në orën 11:00.

“Në orën 11:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Joe DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi konsiderohen ndër lobuesit më të angazhuar shqiptaro-amerikanë për çështjen e Kosovës, sidomos në Uashington.

Joe DioGuardi themeloi në vitin 1989 Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), një organizatë lobuese që e ngriti çështjen e shqiptarëve të Kosovës në Kongresin amerikan.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy