Lajme

Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 23 August 2026

Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Preshevë, Naser Aziri ka deklaruar se pasivizimi i adresave në Medvegjë ka ndikuar në largimin e shqiptarëve nga kjo komunë, duke paralajmëruar se një situatë e ngjashme mund të prekë edhe Bujanocin e Preshevën.

Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Azizi tha se Serbia, sipas tij, tashmë e ka arritur qëllimin për “pastrimin etnik” të Medvegjës nga shqiptarët.

Ai e cilësoi pasivizimin e adresave edhe si një çështje ku, sipas tij, institucionet shqiptare në Luginën e Preshevës nuk kanë reaguar sa duhet.

-Advertisement-

“Pasivizimi i adresave sidomos ai në Medvegjë, por në Medvegjë me thënë të drejtën e kanë arritur qëllimin Serbia që që ta pastrojë etnikisht Medvegjën nga shqiptarët tash ndoshta në rradhë është Bujanoci dhe Presheva. Mirëpo pasivizimi i adresave është dobësi dhe jona, sepse ne nuk kemi bërë një qasje, një qasje… Unë kam ngritur si këshilltar i kuvendit komunal si shqetësim që të vihet në rend të ditës në debat pasivizimi i adresëve në komunën e Preshevës”, tha ai.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy