Lajme

Pritje deri në 30 minuta në dalje te Mutivoda, gjendje e qetë në pikat tjera kufitare

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 23 August 2026

Pritjet më të gjata në pikat e kalimit kufitar në Kosovë janë regjistruar në dalje te Mutivoda, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta për të kaluar kufirin.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Mutivodë pritjet për automjete në hyrje janë 3-5 minuta, ndërsa në dalje arrijnë deri në 30 minuta.

Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet në dalje janë 10-15 minuta, ndërsa në hyrje deri në 5-10 minuta.

-Advertisement-

Në Dheu të Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 10 minuta, ndërsa në shumicën e pikave tjera kufitare ato variojnë nga 1 deri në 10 minuta.

Sa i përket kolonave, në shumicën e pikave të kalimit kufitar nuk raportohet për kolona të automjeteve.

Të dhënat janë përditësuar në ora 15:36.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy