“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 23 August 2026
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u takua dje me komandantin e KFOR-it, Ozgan Ulutash, siç paralajmëroi më herët gjatë ditës.
KFOR-i tha se takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.
“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, tha misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, në një njoftim.
Paraprakisht, Kurti në një konferencë për media e cilësoi si “absurde” që ura kryesore mbi Ibër të vazhdojë të jetë e mbyllur.
“Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve as të tensioneve, tregon që qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, liria gjithnjë më e madhe e lëvizjes është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, tha ai.
Bashkimi Europian së fundmi kërkoi “koordinim efektiv” dhe “konsultime kuptimplota” ndërmjet komunave veriore dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pasi ditë më parë Brukseli konfirmoi për Gazetën Express se janë përmbushur kushtet për hapjen e kësaj ure.
Konfirmimi vinte disa ditë pasi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, njoftoi për një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër.
Në raportin e vitit 2025 për vendin, BE-ja thoshte se hapja e urës “duhet të koordinohet me partnerët e sigurisë”.
“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, i ka thënë një zëdhënës i BE-së Gazetës Expres, disa ditë para se të kërkoheshin edhe “koorindimi” dhe “konsultime kuptimplota”.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...































