Tragjedi në Alpe: 64-vjeçari rrëzohet për vdekje para syve të djalit dhe nipit
Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 23 August 2026
Një 64-vjeçar nga Gjermania humbi jetën tragjikisht gjatë një ngjitjeje malore në Alpet Zillertal, në Austri. Burri ishte ngjitur në malin Olperer, 3476 metra të lartë, së bashku me djalin e tij 38-vjeçar dhe nipin 36-vjeçar.
Tre burrat kishin kaluar natën në një strehë malore dhe ishin nisur në mëngjes drejt majës. Para mesditës, ata arritën në destinacion dhe, pas një pushimi të shkurtër, nisën zbritjen drejt Ginzlingut.
Rreth orës 13:00, gjatë zbritjes, djali dhe nipi, të cilët po ecnin disa metra përpara, dëgjuan papritur një britmë. Kur u kthyen, panë 64-vjeçarin duke u rrëzuar në një terren të pjerrët shkëmbor.
Ai ra rreth 80 metra në thellësi, shkruajnë mediat gjermane,
Familjarët telefonuan menjëherë shërbimet e emergjencës dhe zbritën drejt tij, duke nisur përpjekjet për reanimim. Në ndihmë u afruan edhe alpinistë të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Kushtet e motit vështirësuan ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Helikopteri nuk mundi të afrohej drejtpërdrejt te vendi i aksidentit. Mjeku urgjent u zbrit më poshtë dhe më pas iu desh të përshkonte në këmbë rreth 200 metra lartësi për të arritur te viktima.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 64-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të rënda.
Pas përfundimit të hetimeve, ekipet e shpëtimit malor nxorën trupin e tij, ndërsa një helikopter e transportoi drejt Schlegeis. Për familjarët e viktimës u aktivizua gjithashtu një ekip i specializuar për ndërhyrje në situata krize.
Olpereri konsiderohet një nga destinacionet sfiduese për alpinistët, pasi edhe rruga normale për në majë kalon në terren të pjerrët dhe në disa pjesë kërkon ngjitje në shkëmbinj.
Shkaqet e sakta që çuan në humbjen e ekuilibrit dhe rrëzimin fatal të 64-vjeçarit mbeten ende të paqarta.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...


































