Lajme

Disa qytetarë protestojnë kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 23 August 2026

Në Zogaj (Zagorë) të Vushtrrisë dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar kundër “Lëvizjes për Rikthim”.

Sipas qytetarëve të mbledhur në këtë fshat të Vushtrrisë, protesta u bë kundër ndërtimit të një kishe në Zagorë.

Qytetarët thanë se në Zagorë nuk ka asnjë banor, e lëre më katolikë, teksa shtuan se nuk janë kundër fesë katolike, por sipas tyre, janë kundër rrymave përçarëse.

-Advertisement-

Protestuesit thanë se këto lëvizje janë përçarëse dhe se po bëhen me direktiva serbo-ruse, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë protestë u panë edhe forca të shtuara të policisë për të monitoruar situatën.

Ditë parë, shumë qytetarë kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë.

Ceremonia e organizuar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, siç mësoi KosovaPress, aty u tha se vënia e këtij gurthemeli shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin katolik të kësaj zone.

Pak më vonë Dioqeza Prizren–Prishtinë ka reaguar duke e cilësuar si jokushtetues, joligjor dhe të pajustifikuar vendimin e Policisë së Kosovës për të mos lejuar ceremoninë e paraparë të martën, më 18 gusht, për bekimin e gurthemelit të kishës së re në Zogaj të Vushtrrisë.
Për të shmangur tensionet, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga disa meshtarë dhe besimtarë, e ka bërë bekimin e gurthemelit të hënën, në vigjilje të festës së Shën Florit dhe Laurit.

Sipas atij reagimi të datës 17 gusht, vikari ipeshkvor Don Fran Kola i kishte informuar autoritetet e sigurisë, në përputhje me ligjet në fuqi, për zhvillimin e ceremonisë në tokën e dhuruar nga besimtarët për ndërtimin e objektit fetar.

“Policia e Kosovës ka marr një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për nesër, më 18 gusht 2026. Edhe pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia nuk e ka anulua vendimin. Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet ishin njoftuar me kohë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, ceremonia e pagëzimeve do të mbahet të martën, më 18 gusht, nga ora 11:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy