Lajme

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 22 August 2026

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kanë shkuar sot në Kuvend në sallën plenare me kërkesën e tyre për thirrjen e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

Në sallë sot u pa edhe kryetari i partisë, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Deputetët po mbajnë fjalime nga foltorja e Kuvendit në praninë e mediave.

-Advertisement-

Ata po e akuzojnë kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për uzurpim institucionesh dhe shkelje të rendit kushtetues.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy