Lajme

Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 20 August 2026

Një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është shtyrë nga shkallët nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti mes tyre.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 15:00, në Hajvali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, femër kosovare, dyshohet se është shtyrë nga bashkëshorti i saj, mashkull kosovar, duke përfunduar nëpër shkallë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyja palët janë intervistuar nga policia.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy