Lajme

Përplasje mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, pesë persona përfundojnë në spital

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 19 August 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njejtit janë dërguar në QKMF-Istog, për trajtim mjekësor”, tha Rugova

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy