OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit
Autori: Gazeta inFokus
22:26 | 19 August 2026
Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e saj dhe paralajmëroi se, nëse urdhri nuk zbatohet brenda pesë ditësh, do t’i kërkojë KRPP-së anulimin e licencës së zyrtarit përgjegjës të prokurimit, shkruan Kujdestari.info
Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, është përballur me një vendim të ashpër të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) lidhur me tenderin për “Ndërtimin e tribunës Flamurtari”, me vlerë të parashikuar prej 142 mijë e 733 eurosh.
Paneli Shqyrtues i OSHP-së ka konstatuar se Komuna e Prishtinës, përkatësisht zyrtari përgjegjës i prokurimit dhe komisioni i rivlerësimit, nuk e kishin respektuar në përpikëri një vendim paraprak të OSHP-së, duke vazhduar, sipas Panelit, me të njëjtin veprim edhe pas kthimit të tenderit në rivlerësim. (DOKUMENT)
Paneli vlerëson se Autoriteti Kontraktues – ‘Komuna e Prishtinës’, zyrtari përgjegjës i prokurimit dhe komisioni i ri-vlerësimit gjatë vlerësimit, ekzaminimit dhe krahasimit të tenderëve, nuk e kanë respektuar në përpikëri Vendimin e OSHP-së nr. 2026/0275 të datës 21.05.2026”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Sipas Panelit, Komuna, pasi e kishte kthyer lëndën në rivlerësim, nuk kishte vepruar sipas rekomandimeve të vendimit, por kishte vazhduar “duke e bërë të njëjtin veprim”
OSHP-ja konstaton se me këtë veprim zyrtari përgjegjës i prokurimit kishte vepruar në kundërshtim me nenin 97 të Rregullores për Prokurim Publik. Në vendim theksohet se mosrespektimi i vendimeve të OSHP-së konsiderohet shkelje e rëndë në prokurimin publik.
OSHP e aprovoi ankesën dhe anuloi vendimin e Komunës
Rasti kishte përfunduar përsëri në OSHP pas ankesës së kompanisë N.T.SH. “AR-DRITI”.
Më 14 gusht 2026, Paneli Shqyrtues e aprovoi si të bazuar ankesën e kësaj kompanie dhe anuloi njoftimin mbi vendimin e Komunës së Prishtinës, duke e kthyer aktivitetin e prokurimit përsëri në rivlerësim.
OSHP-ja njëkohësisht e obligoi Komunën e Prishtinës që ta zbatonte vendimin e mëparshëm nr. 2026/0275 të 21 majit 2026.
Paneli shkoi edhe më tej, duke urdhëruar Komunën që brenda pesë ditësh ta njoftonte OSHP-në për zbatimin e vendimit.
Në rast të mosrespektimit të urdhrit, OSHP paralajmëroi se do të vepronte sipas nenit 131 të Ligjit për Prokurimin Publik dhe se do t’i kërkonte Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik anulimin e licencës së zyrtarit përgjegjës të prokurimit të Komunës së Prishtinës.
Tenderi përsëri te DachGroup dhe Papi.S Construction
Dokumentacioni tjetër i siguruar për këtë aktivitet të prokurimit tregon se për kontratë është rekomanduar Grupi i Operatorëve Ekonomikë DachGroup SH.P.K. dhe Papi.S Construction SH.P.K., me ofertë prej 123,456.78 euro me TVSH.
Në garë figurojnë pesë oferta:
- DachGroup SH.P.K. & Papi.S Construction SH.P.K. – 123,456.78 euro;
- Edona SH.P.K. – 123,322.50 euro;
- Standard Beton SH.P.K. & Arifaj SH.P.K. – 101,111.11 euro;
- N.T.SH. “AR-DRITI” – 129,955 euro;
- AGE Group SH.P.K. – 135,060 euro.
Dokumenti i Komunës thotë se pas rivlerësimit kontrata i është dhënë grupit DachGroup SH.P.K. & Papi.S Construction SH.P.K., me çmimin 123,456.78 euro me TVSH.
Pikërisht ky grup operatorësh ishte rekomanduar për kontratë edhe më herët nga Komuna. Dokumentet e OSHP-së tregojnë se më 23 qershor Komuna kishte publikuar njoftimin ku për kontratë rekomandohej DachGroup dhe Papi.S Construction, vendim ndaj të cilit “AR-DRITI” kishte vazhduar procedurat ankimore.
OSHP: Vendimet tona janë të detyrueshme
Në arsyetimin e vendimit, Paneli Shqyrtues është kategorik se vendimet e OSHP-së janë të detyrueshme për autoritetet kontraktuese dhe për të gjitha palët në procedurë.
Paneli ka mbështetur shpjegimet dhe rekomandimin e ekspertit shqyrtues për kthimin e tenderit në rivlerësim, ndërsa ka konstatuar se Komuna, zyrtari përgjegjës i prokurimit dhe komisioni i rivlerësimit nuk kishin respektuar në përpikëri vendimin paraprak të OSHP-së.
Kështu, tenderi për tribunën e Flamurtarit është shoqëruar me ankesa, anulim të vendimit të Komunës dhe urdhra të përsëritur për rivlerësim, ndërsa OSHP-ja ka paralajmëruar deri edhe kërkesë për anulimin e licencës së zyrtarit përgjegjës nëse vendimi i saj nuk zbatohet.

T� tjera
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
































