Lajme

ZKM jep detaje rreth takimit të Kurtit me shefin e ri të EULEX-it, çka diskutuan?

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 19 August 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes, të cilin e ka uruar për detyrën e re dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e tij.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për monitorimin e sistemit të drejtësisë, trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Palët kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë, shkëmbimin e informatave dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Kurti ka rikonfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me EULEX-in.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy