Lajme

Zjarr*et në Shqipëri: Katër vatra ende aktive

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 19 August 2026

Gjashtë vatra zjarri janë regjistruar në Shqipëri deri në orën 14:00 të së mërkurës, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore dhe 90 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore, raporton Tch.

Vatrat aktive janë në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun, ndërsa situata paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy