Lajme

Rrënohen pesë objekte pa leje afër Liqenit të Radoniqit

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 19 August 2026

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar për rrënimin e pesë objekteve te Liqeni i Radoniqit.

Sipas minsitres Pacolli, këto objekte ishin të ndërtuara pa leje në pronë publike dhe janë rrënuar nga Inspektorati Mjedisor.

“5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri. Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës”, thuhet në postimin e Pacollit e cila ka bashkangjitur edhe një video në të cilën shihet shembja e njërës prej tyre me eskavator.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy