Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes që u freskua me Kurtin në pishinë: Kjo shkëputje do të jetë hapsirë e mirë për të

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 19 August 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, ka folur në lidhje me atë se deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili mban ilegalisht edhe postin e kryeministrit në detyrë, ishte sot në mëngjes në pishinën e Bajës së Malishevës.

Hoti, i cili ishte bashkë me Kurtin, ka thënë se ata kishin shkuar në pishinë shumë herët, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Ai ka deklaruar se pishina që vizituan nuk është ndonjë vend luksoz dhe se, sipas tij, deri më tani nuk ka pasur investime në atë hapësirë, ndërsa ka paralajmëruar se mund të investohet në të ardhmen.

-Advertisement-

“Nuk është ndonjë vend luksoz dhe nuk ka qenë në orarin e tij të punës”, ka thënë Hoti për KosovaLive në T7.

I pyetur se pse Kurti ka zgjedhur të kalojë kohë në pishinë në një kohë kur Kosova po përballet me një ngërç institucional rreth zgjedhjes së presidentit, Hoti është përgjigjur se kjo mund të ketë qenë një shkëputje e nevojshme.

“Mbase kjo shkëputje do të jetë një hapësirë e mirë për të…”, ka thënë ai.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy