Lajme

“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 19 August 2026

Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë.

Pas tragjedisë, gruaja e Qëndrim Xhemajlit ka reaguar me një dedikim prekës për bashkëshortin e saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të papritur, transmeton Klankosova.tv.

“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se Qëndrimi do të mbetet përgjithmonë kujtimi më i bukur i jetës së saj.

“Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës. InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur mesazhin me datën e sotme dhe emoji të zemrës së thyer.

Humbja e dy të rinjve ka tronditur familjet dhe të afërmit e tyre, ndërsa rrethanat e aksidentit në Smrekonicë po hetohen nga autoritetet.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy