Lajme

Një pjesë e Dardanisë pa rrymë prej mëngjesit, banorët presin rikthimin e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 19 August 2026

Një pjesë e lagjes Dardania në Prishtinë ka mbetur pa energji elektrike që nga ora 08:00 e mëngjesit.

Sipas informacioneve që ka pranuar Gazeta Infokus, pa furnizim me energji kanë mbetur banorë në rrugën “Isa Boletini” dhe rrugën “Dalmatët”.

Deri rreth orës 13:00, energjia elektrike ende nuk ishte rikthyer, që do të thotë se ndërprerja po zgjat prej rreth pesë orësh.

-Advertisement-

Në njoftimet për ndërprerjet e planifikuara, këto dy rrugë nuk figurojnë në mesin e zonave ku ishte paralajmëruar ndërprerje e energjisë.

Gazeta Infokus ka kontaktuar KEDS-in për të mësuar arsyen e ndërprerjes, nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt dhe kur pritet të rikthehet furnizimi.

Deri në publikimin e këtij artikulli, KEDS-i nuk ka kthyer përgjigje./GazetaInfokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy