ALARMANTE: Për dy ditë pesë persona humbën jetën në aksidente në Kosovë
Autori: Rona Veseli
10:13 | 19 August 2026
Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në katër aksidente të rënda trafiku të raportuara brenda dy ditësh në Kosovë.
Aksidentet me fatalitet janë regjistruar në Smrekonicë, Kliqinë të Pejës dhe Surkish të Podujevës, ndërsa një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur në Malishevë.
Rasti më i fundit tragjik është shënuar gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë, ku dy të rinj të moshës 22 dhe 24 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.
Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri.
“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri
. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.
Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Një tjetër aksident me fatalitet është regjistruar në Kliqinë të Pejës, ku në përplasjen mes tri veturave një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar, ndërsa njëri prej tyre, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës është bërë e ditur se pacienti ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Dy pacientët e tjerë, sipas spitalit, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë në gjendje stabile.
Gjatë kësaj periudhe, një aksident i rëndë është raportuar edhe në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku nga përplasja e katër automjeteve mbetën të lënduar një zyrtar policor dhe disa persona të tjerë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, njëri prej automjeteve kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur zyrtarin policor, i cili ishte duke rregulluar komunikacionin.
“Rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Elezaj.
Policia më pas ka dhënë detaje se vozitësi i dyshuar po drejtonte automjetin me shpejtësi të madhe dhe kishte goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe zyrtarin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në fshatin Surkish të Podujevës.
Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës me automjet me targa të huaja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një shtetas kosovar.
Si pasojë e përplasjes, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën. Sipas raportimeve, viktimat ishin vëllezër.
Vozitësi i veturës tjetër, pasi ka marrë trajtim mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kështu, brenda dy ditësh, katër aksidente të rënda të raportuara në Kosovë kanë lënë pas pesë viktima dhe disa persona të lënduar.
Policia e Kosovës po heton rastet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...


































