Ibrahim Berisha duke njoftuar për ekzemplarët e librit të ri, tregon se nuk do të bëhet president: Këto kanë qenë dhe do të mbeten fokusi im
Autori: Gazeta inFokus
22:28 | 18 August 2026
Emri i profesorit universitar Ibrahim Berisha është përmendur në media si një prej figurave të mundshme për postin e Presidentit të Kosovës.
Emri i tij u përmend pas takimit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku një prej temave kryesore ishte çështja e zgjedhjes së presidentit të ri. Sipas raportimeve në media, Berisha ishte një prej emrave të diskutuar si mundësi për një kandidat konsensual.
Por, pikërisht në kohën kur emri i tij po qarkullon si kandidat i mundshëm për president, profesori Berisha ka bërë një postim që lë të kuptohet se planet e tij mbeten larg një angazhimi të tillë politik.
Berisha ka njoftuar se kanë dalë ekzemplarët e parë të librit të tij të ri, i cili përmban tri novela dhe titullohet “Rrëfimi i pendimit”.
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: ‘Rrëfimi i pendimit’”, ka shkruar Berisha.
Në të njëjtin postim, ai ka theksuar se komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbeten fushat ku do ta përqendrojë angazhimin e tij.
“Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqendrohem”, ka deklaruar Berisha.
Ky deklarim vjen në kohën kur emri i tij po përmendet në media si një prej mundësive për postin e presidentit, ndërsa theksimi se komunikimi, kultura dhe letërsia mbeten fokusi i vetëm i tij lë të kuptohet se Berisha nuk synon përfshirjen në garën për kreun e shtetit./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...


































