Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman
Autori: Gazeta inFokus
21:36 | 18 August 2026
Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në Islam në Brazil rreth katër javë më parë, sipas një deputeti turk, i cili citon një figurë të njohur të komunitetit mysliman.
Lajmi u bë publik nga Ali Shahin, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet në Turqi, pas takimeve me përfaqësues të komunitetit mysliman të Brazilit në Sao Paulo.
Shahin tha se për konvertimin e pretenduar të Carlosit kishte mësuar nga Sheikh Jihad Hammadeh, një figurë e njohur e komunitetit mysliman në Brazil dhe nënkryetar e këshilltar fetar i Shoqatës Kombëtare të Juristëve Islamë (ANAJI), raporton media turke “Daily Sabah”, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Shahinit, Hammadeh i kishte thënë se Carlos kishte qenë në kontakt me të prej një kohe dhe e kishte vizituar rreth katër javë më parë. Gjatë asaj vizite, ish-futbollisti kishte shqiptuar shehadetin, deklaratën islame të besimit, dhe ishte konvertuar në Islam.
Shahin e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, pas një takimi me Hammadeh dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit mysliman të Brazilit, në Ligën Bamirëse Rinore Islamike të Brazilit në Sao Paulo.
Ai e përgëzoi Carlosin për konvertimin e pretenduar në Islam dhe i uroi atij dhe familjes së tij paqe, shëndet dhe begati.
Në takim morën pjesë disa përfaqësues të organizatave myslimane në Brazil, përfshirë presidentin e Ligës Bamirëse Rinore Islamike, Charif Neto, presidentin e Fondacionit të Xhamisë Pari, Omar Aref, si dhe përfaqësues të ANAJI-t dhe organizatave të tjera bamirëse dhe arsimore islame.
Carlos së fundmi është martuar me Suhayla At Tohiri, një agjente futbolli me origjinë marokene, e cila jeton dhe punon në Spanjë.
Carlos, 53 vjeç, konsiderohet një nga mbrojtësit e majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit. Braziliani e kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Real Madridi, përpara se t’i bashkohej Fenerbahçes në vitin 2007.
Vetë Carlos nuk e ka konfirmuar publikisht deri më tani konvertimin e raportuar në Islam.

T� tjera
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...































