Lajme

Muharremi krahason takimin e sotëm të thirrur nga Haxhiu me takimet e Millosheviqit: “Na kujton vitet 1998-1999”

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 18 August 2026

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar pas takimit të sotëm të thirrur nga Albulena Haxhiu, ku morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Donika Gërvalla dhe përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, shkruan Gazeta Infokus.

Muharremi ka publikuar një fotografi nga takimi, të cilën e ka krahasuar me takimet e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Sipas tij, fotografia i kujton përpjekjet e Millosheviqit për të paraqitur situatën në Kosovë dhe Serbi si normale dhe për të krijuar përshtypjen se kishte bashkëpunim me komunitetet e ndryshme.

-Advertisement-

“Kjo foto, fatkeqësisht, na kujton takimet e Millosheviqit gjatë viteve 1998 dhe 1999, kur tentonte me e mashtru dhe manipulu botën dhe qytetarin e Serbisë se gjithçka është në rregull dhe normale”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka ironizuar edhe narrativën e bashkëpunimit me pakicat.

“Krejt po bashkëpunojnë, krejt pakicat vetëm shqiptarët jo. Krejt të mirë e të kënaqur, vetëm ata jo.”

Sipas Muharremit, fotografia është prezantuar si një takim i gjerë me pjesëmarrje të madhe, ndërsa ai pretendon se në të dominohet nga një parti e vetme.

“Fatkeqësisht, në këtë foto, edhe pse është prezantuar si e gjerë dhe me shumë njerëz, është vetëm një parti, ndërsa krejt partitë e tjera të pakicave që po shihen aty i kanë vetëm disa qindra apo mijëra vota”, ka deklaruar ai.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy