Fokus

Kabashi-Ramaj: Kurti erdhi në pushtet duke mbjellë përçarje në shoqëri

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 14 August 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka ndërtuar pushtetin mbi përçarjen dhe mosbesimin ndaj institucioneve.

Në një intervistë në emisionin e Gazetës Infokus, Kabashi-Ramaj tha se për të kuptuar situatën aktuale politike në Kosovë, fillimisht duhet të kuptohet mënyra se si, sipas saj, Vetëvendosje ka ardhur në pushtet.

“Për me kuptu qysh jemi në këtë situatë, duhet me kuptu qysh Kurti ka ardhë në pushtet”, deklaroi ajo.

-Advertisement-

Kabashi-Ramaj krahasoi shenjat e para të komunizmit me krijimin e narrativave përçarëse në shoqëri, duke thënë se fillimisht synohet të krijohet ndarja mes qytetarëve dhe të zbehet besimi ndaj institucioneve.

Sipas saj, Vetëvendosje ka mbjellë përçarje në shoqëri, ka nxitur mosbesim ndaj institucioneve shtetërore, sistemit të drejtësisë dhe mediave, ndërsa ka treguar mungesë respekti edhe ndaj simboleve shtetërore dhe proceseve që çuan në pavarësinë e Kosovës.

Deputetja e PDK-së akuzoi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen se kanë sjellë ekstremizëm politik dhe dhunë në skenën politike, duke shtuar se, sipas saj, sulmet tashmë janë shtrirë edhe ndaj sektorit privat.

“Kane ushqy përçarje, kanë kriju ndarje të papara për shqiptarët. Ekstremizmin politik dhe dhunën në Kosovë e kanë sjellë Albin Kurti dhe Vetëvendosja… Tash po e shohim se si po e sulmon edhe sektorin privat”, u shpreh Kabashi-Ramaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy