Fokus

“Kayak Fest 2026” nis më 14 Gusht: Tri ditë spektakël në Batllavë me sport, muzikë dhe gara

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 11 August 2026

Më 14, 15 dhe 16 Gusht, në Liqenin e Batllavës do të zhvillohet “Kayak Fest 2026”, një festival që për tri ditë do të sjellë aktivitete sportive, gara, muzikë dhe argëtim për të gjitha moshat, shkruan Gazeta Infokus.

Festivali do të ofrojë një program të pasur gjatë gjithë ditës, ndërsa mbrëmjet do të shoqërohen me performanca muzikore dhe atmosferë festive.

Organizatori i festivalit, Shkrep Balidemaj, ka bërë të ditur se ky edicion nuk do të jetë vetëm një garë sportive, por një thirrje për t’iu kthyer natyrës dhe për të promovuar bukuritë e Kosovës.

-Advertisement-

“Ky edicion nuk është thjesht një garë, por një mundësi për t’u kthyer te natyra dhe për të promovuar bukuritë e vendit tonë. Këtë vit kemi rritur kapacitetet dhe kemi pasuruar programin, në mënyrë që çdo vizitor, nga fëmijët deri te të moshuarit”, ka deklaruar Balidemaj për Infokus.

Ja çfarë do të sjellin tri ditët e festivalit:

E Premte – 14 Gusht | Dita e Hapjes

Festivali nis në ora 10:00 me hapjen zyrtare, ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe të rritur.

Nga ora 12:00 deri në 14:00 do të ketë maskota dhe Face Painting nga Evapyfy, ndërsa nga 14:00 deri në 16:00 argëtimi për fëmijët vazhdon me maskota nga Zott.

Nga ora 15:00 deri në 18:00 vjen Koha e Sfidave, ku pjesëmarrësit do të mund të përfshihen në aktivitete të ndryshme:

15:00 – 16:00: Kayak & Go-Kart – by Exfis

16:00 – 17:00: Aqua Park – by Timberland

17:00 – 18:00: Beer Pong & Bean Bag – by Bavaria

Në orën 18:00 zhvillohen ushtrimet CrossFit ËOD, ndërsa muzika nis me DJ BINN, i cili performon nga ora 18:00 deri në 20:00.

Mbrëmja vazhdon me NRG BAND nga ora 20:00 – 22:00, ndërsa në 23:00 programi muzikor vijon me DJ Set.

 E Shtunë – 15 Gusht | Një ditë plot sport dhe muzikë

Dita e dytë nis herët me aktivitetet sportive. Nga 10:00 – 11:00 zhvillohen ushtrimet e mëngjesit me CrossFit, ndërsa nga 11:00 – 12:00 vjen Yoga.

Fëmijët do të kenë sërish hapësirën e tyre të argëtimit me Maskota & Face Painting nga Evapyfy dhe Zott.

Nga 13:00 deri në 18:00 zhvillohet Koha e Sfidave, me gara dhe aktivitete të ndryshme:

13:00 – 14:00: Gara me Kajak K2 – by Exfis

14:00 – 15:00: Gara me SUP & Go-Kart – by Timberland

16:00 – 17:00: Aqua Park Race – by Exfis

17:00 – 18:00: Beer Pong & Bean Bag – by Bavaria

Nga 18:00 – 20:00, atmosferën muzikore e mban DJ Ëise by Timberland.

Në mbrëmje performon Nita Latifi nga ora 20:00 – 21:00, ndërsa nga 21:00 – 23:00 skena i takon Mc Kresha & Lyrical Son. Pas tyre, në 23:00, festa vazhdon me DJ First.

 E Diel – 16 Gusht | Dardans Challenge dhe finalja e madhe

Dita e fundit nis në 08:00 me ushtrime të mëngjesit – Yoga, ndërsa nga 09:00 – 10:00 bëhet regjistrimi për Dardans Challenge.

Në 10:00 nis gara zyrtare Dardans Challenge, e cila do të zgjasë deri në 12:30. Pas përfundimit të garës, në 12:30, do të bëhet shpërndarja e shpërblimeve.

Gjatë paradites, nga 12:00 – 13:00, fëmijët mund të shijojnë sërish aktivitetet me Maskota & Face Painting – Evapyfy.

Për atmosferën muzikore kujdeset DJ First nga 10:00 – 13:00, i ndjekur nga DJ KRONZ nga 13:00 – 14:00 dhe DJ Regards (Special) nga 14:00 – 17:00.

Në 16:00 – 16:30 është planifikuar edhe një tjetër ceremoni e shpërndarjes së shpërblimeve.

Tri ditë, një eksperiencë e paharrueshme!

Përgjatë festivalit, vizitorët do të mund të shijojnë një gamë të gjerë aktivitetesh sportive dhe argëtuese, përfshirë Kayak, SUP, Aqua Park, volejboll në ujë, Go-Kart, trampolinë, badminton dhe shumë lojëra të tjera sportive.

Me një kombinim të sportit, garave, muzikës dhe argëtimit për të gjitha moshat, 14–16 Gushti premtojnë të jenë tri ditë të mbushura me energji, emocione dhe momente të paharrueshme.

       

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy