Lajme

Nafta s’lëviz, benzina e pëson sot rritjen e çmimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 09 August 2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas të dhënave të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.63 euro, i njëjtë me çmimin e ditës së djeshme.

Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar për dy centë.

-Advertisement-

Nga 1.42 euro sa ishte dje, çmimi maksimal i lejuar sot është 1.44 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është 0.60 euro.

Këto çmime do të jenë në fuqi edhe gjatë ditës së nesërme.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy