Lajme

Bushati për deklaratën e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 08 August 2026

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën vizitë, ka thënë ai, duhet kuptuar në kontekstin e luftës me të cilën po përballet Ukraina.

Por, megjithatë, shton Bushati, presidenti ukrainas, mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e shtetit që udhëheq ai në Evropën Lindore, përfshirë këtu edhe Kosovën.

‘’Vizita e Volodymyr Zelenskyy në 🇷🇸 duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraian. Askush nuk priste ndonjë përparim të madh. Megjithatë, Volodymyr Zelenskyy mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e 🇺🇦 në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukraina’’, ka shkruar Bushati.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy