Lajme

Zhvillimet në Kuvend, çka shkruan mediat e huaja?

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 08 August 2026

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish paraditen e së shtunës pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti refuzoi të propozojë emrin për kryeparlamentar duke kërkuar kohë për marrëveshje politike.

Ndërprerja e seancës konstituive zgjoi reagime të shumta në legjislativ e cila kulmoi me hedhjen e vezëve nga ana e deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Për ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, raportuan edhe mediat ndërkombëtare.

Gazeta britanike, “Metro” ka raportuar me titullin: “Kaosi shpërthen në Parlamentin e Kosovës, deputetja hedh vezë drejt Kryeministrit”.

-Advertisement-

Në anën tjetër, “Sky News” lajmin për ngjarjet e sotme e titulloi: “Momenti kur deputetja e opozitës hedh vezë drejt kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

“Deputetja hodhi vezë drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurti gjatë një seance parlamentare e cila u thirr për të konstituuar parlamentin e Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme”, shkruhet tutje në artikull.

Kurse Associated Press shkruan: “Deputetja e opozitës qëllon me vezë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Raportimin e agjencisë së lajmeve AP, e kanë ritransmetuar edhe media të shumta ndërkombëtare. /

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy